Grace 6 vjeç, mesazhi i Aurela
Gaçe:Bekimi më i madh i jetës time

Grace 6 vjeç, mesazhi i Aurela<br />Gaçe:Bekimi më i madh i jetës time<br>
Vajza e madhe e këngëtares Aurela Gaçe ka mbushur ditën e djeshme 6 vjeç. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e cila tashmë është një ikonë e muzikës shqiptare prej shumë vitesh i ka dedikuar vajzës së saj një urim të veçantë.

Statusi i plotë i Aurela Gaçe:

“6 vjet me pare , të mbajta në krahë për herë të parë…bekimi më i madh i jetës time. GRACE #HIRI I PERËNDISË!

Dje, ishin mbledhur shokët tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopsht e para-shkollor bashke me mësuesen tuaj.

Shume nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do te rriteni bashke. Dje, shokët të sollën shume dhurata…por kur të rritësh , do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë , pikërisht si në këto foto. Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve. Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë

grace
grace
grace
(Foto nga festa e Grace)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online