Gradat e performanca përcaktuese
që duhet për të qendruar në Polici 

Gradat e performanca përcaktuese<br />që duhet për të qendruar në Polici 
TIRANE- Sistemi i gradave dhe performanca në punë do të jenë kriteri bazë për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, dje në komisionin parlamentar të ligjeve ka sqaruar vetë të gjitha pikat e ligjit të ri për Policinë e Shtetit. Krijimi i Byrosë së Hetimit është një nga ndryshimet kryesore që janë përfshirë në projektligjin e paraqitur dje në kuvend. Struktura që do të hetojë korrupsionin ndaj ministrave, deputetëve apo zyrtarët e lartë, do të ketë emërtimin Byroja Hetimore.

Ndërsa Organizmi i Policisë si një strukturë e vetme dhe shkrirja e të gjitha strukturave përfshirë edhe Gardën, do të zbardhin krime që institucionet ia ngecnin njëra-tjetrës. Drejtori i Policisë do të ketë gradën më të lartë dhe me mandat të përcaktuar 5 vjeçar. Në përfundim të mandatit drejtori del dhe nga forcat e Policisë. Ndërkohë nga pesë nën/drejtorë që drejtoritë e Policisë kanë pasur, do ketë vetëm një. Ministri Tahiri ka përcaktuar si një risi pozitive akcesin që policia do kenë në hetimin e ngjarjeve apo individëve të veçantë. Sipas tij, shumë krime sot nuk arrihen të zbardhen në kohë për shkak se policia ka pak informacion ose e merr shumë vonë atë. Lidhur me arsimimin, në draft do të lejohet përshtatja e gradave të përfituara në shkollime jashtë vendit. Personat të cilët zgjedhin të largohen nga Policia e Shtetit për një periudhë më shumë se dy vjeçare nuk do të pranohen më në polici.

Byroja
Struktura e re që do të krijohet në Policinë e shtetit do ketë për synim hetimin dhe zbardhjen e krimeve të ndryshme ku është përfshirë edhe korrupsioni. Kreu i këtij institucioni mund të zgjidhet edhe një person që nuk do të ketë formim policor, por që vjen nga prokuroria i cili do të gëzoj të drejtën të rikthehet në detyrë në përfundim të mandatit të tij. Përplasja e kompetencave është parë si një pikë e fortë në të cilët duhen bërë përcaktimet e duhura në ligj për të shmangur përplasjen me prokurorinë. Tahiri ka theksuar se fusha e veprimit të Byrosë do të jetë plotësisht e përcaktuar, ndaj edhe nuk kishte pse kompetencat e kësaj strukture të përplaseshin me prokurorinë.

Garda
Deputeti i LSI Spartak Braho është shprehur kundër shkrirjes së Gardës së Republikës, megjithëse ka pohuar që do ta mbështesë ligjin. Shkrirja e kësaj strukture është shoqëruar me krijimin e një strukture të veçantë që do të ketë në kompetencë mbrojtjen e objekteve dhe personaliteteve të një rëndësie të veçantë. Opozita është shprehur kundër projektligjit duke e konsideruar si një përpjekje e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për të komanduar Policinë e Shtetit. Ndërkohë që me votat e mazhorancës ligji është votuar në parim. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!