Dosja në ngarkim të ish atashehut ushtarak të Shqipërisë në NATO përfundon në Gjykatë të Lartë.
 
Me kërkesë të Kristaq Gërvenit pritet që Gjykata e Lartë të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e tij edhe pse dy shkallët e gjyqësorit e kanë gjetur atë fajtor.

Gërveni u vu zyrtarisht në akuzë për pranim të favoreve ushtarake më 23 tetor 2014 por pas shumë seancave dënimi me burg i kërkuar nga prokuroria u konvertua në 30 mijë lekë gjobë.

Këtë dënim ai e apeloi por dhe në apel u la në fuqi dënimi i shkallës së pare dhe tashmë ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
 
Gërveni u akuzua se gjatë një aktiviteti në NATO-s në uniformën ushtarake përdori spaleta dhe uniformë me gradë të cilën nuk e mbante, çka më pas solli hetimin gjykimin e tij si dhe lirimin nga detyra.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)