TIRANË- Në dekadën e fundit, fatalitetet nga aksidentet rrugore në Shqipëri janë përgjysmuar.
Lajmi vjen nga shifrat zyrtare të INSTAT, ku rezulton se në vitin 2020, vdiqën nga aksidentet rrugore 181 persona në Shqipëri, ose 60 persona për milion banorë.
Para një dekade, vdiqën 125 persona per milion banorë (Shihni grafikun 1)
Po të krahasojmë fatalitetin rrugor të Shqipërisë me të SHBA-së, vendit me trafikun me të mbikqyrur të botës, rezulton se në dy vitet e fundit, ne kemi patur një nivel ndjeshëm më të ulët të vdekjeve nga aksidentet rrugore (për milion banorë; shihni grafikun 2)./Java
Hajde krahasim propagandues hajde. Krahasojne nje vend qe ka 1 makine per cdo 2 persona me ne qe kemi 1 makine per 6 persona. Vemje jeni.
PërgjigjuDuhet trajnim për Policinë, duhet rehabilitim i rrugëve Inter urbane,me korsi e mbikalime hyrëse dalëse,(pa karroca,Dum Dum e stop furgonash, që shpejtësia të jetë e njëjtë
PërgjigjuVerifikim I sakte