Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të tkurret njësoj si në vitet 1960

Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të tkurret njësoj si në vitet 1960

Parashikimi sipas OKB-së

Në fillim të viteve 1960, popullsia e Shqipërisë ishte rreth 1.2 milionë banorë.

Në fillim të viteve ’90, numri i banorëve të vendit pothuajse u trefishua, duke arritur në 3.3 milionë banorë.

Pas viteve ’90 zhvillimet e vrullshme që ndodhën në vend sollën dhe ndryshime të mëdha demografike. Popullsia filloi të binte me shpejtësi, e ndikuar fillimisht nga niveli i lartë i emigracionit që kulmoi në dekadën e parë të tranzicionit dhe më pas nga stili i ri i jetesës, me lindshmëri më të ulët e familje më të vogla.

Në fund të vitit 2021, popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë në 2.8 milionë banorë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim, pasi Censi i fundit është kryer në vitin 2010, ndërsa pritet që të zhvillohet i riu këtë vit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.

Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë në nivelet e viteve 1960 (shiko grafikun).

Të dhënat e tjera të përpunuara ngaVisual Capitalist tregojnë se popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.

Arsyet

Rënia e normës së lindjeve dhe emigracioni i vazhdueshëm janë dy arsyet që po ndikojnë në reduktimin e popullsisë. Sipas OKB-së, rreth 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton tashmë jashtë vendit. Ndërkohë cikli i emigracionit është rigjallëruara vitet e fundit, duke përfshirë familjet, të arsimuarit dhe sidomos të rinjtë. Edhe Covid-19 ka rritur vdekshmërinë në 2020-2021.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët. INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Edhe normat e lindshmërisë (që shpreh numrin e fëmijëve që mund të bëjë një grua gjatë jetës së saj) po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Norma e lindshmëria ka zbritur në rreth 1.3 lindje për një grua (poshtë normës së zëvendësimit), duke rënë ndjeshëm nga 6 në vitet 1960 dhe mbi 2 në fillim të viteve 90, sipas INSTAT.

Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.

E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gabim: 17/09/2022 19:38

    Kur shqiperia tr bëhet vend i pasur 2050-2060 do kthehen edhe emigrantet nga Europa dhe do kemi 6 milion banore shqitpar dhe 2 milion të Huaj europian që duan diell dhe nuk jetojne dot në ceki slloveni letoni suedi Gjermani Pra do jetojne në Albania nga klimaa jone elitare! Askush nuk e di ekonimine dhe të ardhmen! Shqipëria vetëm dite me te mira do kete !

    Përgjigju
  • Tepelenasi: 27/07/2022 10:10

    Te parashikosh fenomenin e ndryshimit te popullsise ne nje bote kaq fluide eshte sikur te perpiqesh te parashikosh ekonomine sepse te dyja jane shume te nderlidhura. Dhe parashikimet ekonomike afatgjate jane jashtezakonisht te veshtira per tu parashikuar me saktesi. Analistet dhe firmat e investimeve do kishin bere namin ne bursat nderkombetare po te ishin te sakta metodat e parashikimit. Parashikimet bazuar ne grafike, te cilat nuk marrin parasysh kompleksitetin e faktoreve njerezor/social, jane iluzione. Po te perdorim vetem logjiken e grafikeve, renia e popullsise ne Arberi ne shek. 15-te (si pasoj e kryengritjes se Skenderbeut) do parashikonte zhdukjen absolute te popullsise se Shqiperise. Por nuk ndodhi sepse dinamikat sociale ndryshojn. Keshtu edhe me trendin aktual te tkurrjes se popullsise. Madje ka arsye te forta per te besuar se tkurrja e popullsise do frenohet qysh brenda ketij dhjetevjecari. Zhvillimet e viteve te fundit, ne vecanti reforma ne drejtesi dhe perparimi drejt tregjeve te perbashketa (Ballkani i Hapur dhe me pas BE), do i rrisin ndjeshem investimet e huaja dhe mireqenien ne Shqiperi. Kjo natyrisht qe do frenoj emigrimin. Madje Shqiperia eshte ne nje pozite aq te favorshme sa qe mund te kete edhe nje trend kthimi te shume emigranteve tane ne Europe. Nese nje biznesmen shqiptar i diaspores mund ta drejtoj biznesin nga interneti, mund te zgjedhi te jetoj ne klimen fantastike te Shqiperise ne vend se te jetoj ne vende si Gjermania, Anglia, Suedia, Belgjika, ku e sheh djellin vetem 2 dite ne muaj. Pse jo edhe shtetas te huaj nga vende te pasura qe zgjedhin te jetojn ne Shqiperi pikerisht per klimen e saj, sic bejn shume europian me Spanjen, Portugaline dhe Italine. Jo cdo raport nga institucionet nderkombetare duhen marre si te sakta. Mos i shikoni te huajt si qenie superiore dhe te pagabueshme.

    Përgjigju
  • Petrit: 27/07/2022 08:54

    Shpopullimi i pritshem, eshte nje arsye me teper per ti thene STOP ndertimit te metejshem te banesave te banimit (te pakten te mos shtohet numri i tyre), sepse do te vije nje kohe kur zoteruesit e tyre te mos kene mundesi qe ti mirmbajne , dhe Shqiperia do te duket nje germadhe e vertete. Shembuj te qyteteve fantazme, qe nuk deshiron qe te banoje askush ne te , ka plot.

    Përgjigju
  • mini: 27/07/2022 08:37

    do te ishte gjeja me pozitive. me ne fund kjo toke shqiptare do te shpetonte nga disa "kafshe" njerezore qe vetem e demtojne ate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë