Gruaja e narkos: Eskobari vrau veten, e dinim që prej ditës së parë! Do martohesha sërish me të! (FOTO)

Gruaja e narkos: Eskobari vrau veten, e dinim që prej ditës së parë! Do martohesha sërish me të! (FOTO)

E veja e narkotrafikantit Pablo Escobar flet për herë të parë pas 25 vitesh. Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij. Si u përball me 40 kartelet armike të burrit të saj, që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit.

Çfarë e shpuri Pablo Eskobarin në shfrenim?

Mendoj se Pablo u largua nga kjo botë pa kuptuar çmendurinë që kishte bërë. Ai i filloi gjërat vetë, i mendoi të gjitha vetë dhe përfundoi i vetëm në ditët e fundit të jetës. E vetmja gjë që i mbeti në fund ishte vetëm familja e tij ose ideja se ai kishte një familje. Prandaj bëri dhe telefonatën e fundit. Ai vrau veten sepse duhej të zgjidhte. Ai e kuptoi se nëse ai nuk vriste veten atëherë ne do të na vrisnin. Prandaj bëri lëvizjen e fundit.

Jeni e sigurt që ai vrau veten?

Po. Djali im bërë një investigim të gjatë, kur shkroi librin ‘Pablo Escobar, babai im’ dhe gjithçka është e konfirmuar. Ne e dinim që nga dita e parë që ai vrau veten.

Çfarë ndjen për të sot?

Ndej dhembshuri. Dhe gjithmonë kur kam mundësi të jem me fëmijët e mi dhe me nipin tim, të ndaj kohë dhe ta përqafoj, flas shpesh me të. I them sa keq që nuk munde të jetoje dot këtë dhe nuk munde të na shikoje. Shiko këtë nip të mrekullueshëm që nuk munde ta njihje. Ai humbi jetën e tij, duke mos ditur se çfarë kërkonte.

Po të ktheheshe pas në kohë do të zgjidhje sërish Pablon?

Po qe se ai do të ishte sërish i njëjti djalë që unë njoha, një qënie njerëzore shumë e dashur, po do të isha martuar. Por nëse do të ishte ai që u shndërua, jo nuk do të martohesha.

Po ta kishe tani përballë çfarë do i thoje?

Do i thoja të kërkonte falje për të gjitha që bëri, shumë falje Kolumbisë. Akoma në thellësinë e qënies time nuk e kuptoj dot si u bë gjithë kjo çmenduri. Unë Kolumbinë që doja shumë e humba përgjithmonë, nuk mund të kthehem më atje.

E ke falur Pablo Eskobarin?

Më kushtoi shumë, por e kam falur para pak kohësh. Më kushtoi mua si gruaja e tij që ta falja,  nuk mund të kërkoj shumë nga të tjerët. Shpresoj që kjo dhimbje të shuhet dhe të kemi një shoqëri të re.

Gratë e shumë narkotrafikantëve, së fundmi e Chapo Guzman tha që nuk dinte asgjë se çfarë bënte burri i saj dhe askush nuk e beson.

Ata veprojnë vetë, ne nuk dimë asgjë, ata me fuqinë e tyre të mbyllin gojën.

Çfarë do u thuash fëmijëve të tu?

Manuelës i kërkoj të falur për të gjithë dhimbjen që ka jetuar dhe se jam krenare për gruan që është sot.

Sebastianit i them se jam krenare për të, ai është mësuesi im. Është njeriu që mund të më mbështetë dhe të më mirëkuptojë dhe faleminderit për kujdesin që më dedikon.

Ndërsa të gjithë personave që më akuzojën ju them që bëra sa munda që prej fëmijërisë, rinisë sime, gjatë gjithë jetës sime. Jam një grua me vlera dhe forcë. Nëse nuk bëra më shumë me Pablon do të thotë se nuk munda. Kam përdorur mijëra mënyrë kundër tij por nuk munda, nuk më dëgjoi asnjerë.

Por vetes çfarë i thua?

Dua që të marr veten, të jem sërish grua dhe të ndaloj së ndërshkuari veten kaq shumë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen