Edicioni i 60-të i Grammy Awards në Madison Square Garden është mbajtur mbrëmjen e kaluar në New York, duke shkaktuar emocione të shumta, por edhe pakënaqësi. Është hera e parë që gjatë pesëmbëdhjetë viteve kjo ceremoni mbahet jashtë Los Angelos.
/Shqiptarja.com
Rita Ora, Lady Gaga, dhe Cyrus janë veshur me të zeza, ndërsa kanë mbajtur një trëndafil me ngjyrë të bardhë në mbështetje ndaj viktimave të abuzimit seksual.
Grupi i quajtur Voices in Entertainment, kryesuar nga Meg Harkins nga Roc Nation dhe Karen Rait nga Records Interscope, kryesoi iniciativën e frymëzuar nga fushata #TimesUp
Por më befasuesja ka qenë video e Hillary Clinton, e cila lexoi një rresht ku shprehej hidhërimi për largimin nga Trump të ambasadorit të OKB-së, Nikki Haley.
d.c./shqiptarja.com









