Ruçi ka informuar grupin parlamentar se tashmë seancat plenare të Kuvendit do të zhvillohen çdo ditë të hënë deri në momentin kur parlamenti të shpërndahet për të përfunduar legjislaturën aktuale dhe për të shkuar në fushatën zgjedhore të ballafaqimit elektoral të 23 qershorit të këtij viti.
Pritet që Kuvendi të shpërndahet më 12 prill të këtij viti. Ndërkohë që Ruçi edhe njëherë ka kërkuar sipas porosisë së kreut të PS Rama, nga deputetët të zbresin në bazë për të vijuar punën për përgatitjen e zgjedhjeve për PS dhe fitoren e opozitës në këto zgjedhje.
Mësohet sipas burimeve se nuk ka pasur debate pasi kanë qenë në mbledhje më pak se gjysma e deputetëve, për arsye se një pjesë bashkë me Ramën kanë qenë në tryezën për biznesin, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në komisionet parlamentare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksi Online
(b.mshqiptarja.com)