Gramsh, banorët prej 2 javësh pa
drita, denoncojnë në “A1Report"

Gramsh, banorët prej 2 javësh pa<br />drita, denoncojnë në “A1Report
GRAMSH- Banorët e fshatit Kotorr të Komunës Pishaj, në rrethin e Gramshit, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej 13-ditësh.

Shkak për këtë situatë të krijuar është bërë mungesa e një transformatori, çka ka bërë që 300 banorët e këtij fshati të mbeten pa energji elektrike prej fati 2 javësh.
 
Transformatori i vjetër është djegur, ndërkohë që banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e CEZ për të rregulluar defektin, por me sa duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
 
Duke qenë se kjo situatë po zgjat prej disa ditësh, banorët e fshatit Kotorr kanë dalë në protestë me fatura dhe libreza në duar për të verifikuar se detyrimet e tyre ndaj CEZ-it, janë paguar rregullisht.
 
Sipas banorëve janë vetëm 3 familje që nuk kanë paguar detyrimet e tyre ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje, ndërsa të tjerët kanë qenë të rregullt.
 
Në përgjigje të ankesave të vazhduara të tyre punonjësit e CEZ u kanë thënë se “nuk kanë transformator të ri për ta zëvendësuar”, duke mos përcaktuar asnjë afat se kur do të ribëhet lidhja e energjisë.
 
Të shqetësuar nga ky fakt, banorët i janë drejtuar televizionit “A1 Report”, duke ngritur zërin për këtë problem që po bëhet mjaft shqetësues për ta.
 
Përveç dëmeve të shkaktuara në banesë apo ushqime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, banorët po ndihen të rrezikuar edhe nga vjedhjet, që mund të favorizohen nga errësira.
 
“Unë jam student që kam mbaruar gazetarinë në Elbasan dhe jam duke përfunduar masterin në Tiranë. Banorët u lidhën me mua duke më kërkuar ndihmë të lidheshin me një televizion apo media për ta publikuar lajmin dhe të ushtrohet trysni mbi administratën CEZ që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt, se siç duket punonjësit e CEZ-it në Gramsh e kanë marrë jo seriozisht hallin e këtyre banorëve. Faleminderit”, shkruan studenti i gazetarisë i cili i është drejtuar Tv “A1 Report”.
 
Gati 2 javë në mungesë të energjisë elektrike, banorët e fshatit Kotorr, shpresojnë në gjetjen e një zgjidhje të problemit të tyre.

fshati kotorr
(Foto: Fshati Kotorr)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it