Gramsh/ Gjenden të braktisura 18 armë zjarri dhe 80 kaseta me fishekë

Gramsh/ Gjenden të braktisura 18 armë zjarri dhe 80 kaseta me fishekë

Municionet e gjetura në Gramsh

Janë gjendur në një gropë gëlqereje në qytetin e Gramshit, 18 armë zjarri të ndryshkura, si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia.

Shtetasi B.K,62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish-Gardën e qytetit, pronë e tij, ka ka konstatuar disa kaseta me fishekë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor :

•           18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura,

•           80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Armët e gjetura në Gramsh

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet