E rëndë në Gramsh/ Makina shpërthen me tritol gjatë lëvizjes! Dy vëllezër mbeten të plagosur dhe dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)

Gramsh – Një makinë tip Ford Focus ka shpërthyer pasditen e sotme (21 korrik 2024) për pasojë janë plagosur rëndë dy vëllezër, Algert dhe Eraldi Mina të cilët ndodheshin në mjet në momentin e shpërthimit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen "Xhile Liçi", të Gramshit

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe xhamat e banesave përreth por dhe makinave që ndodheshin të parkuara aty.  Policia thotë se makina me targa "AB 713JT" ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur shpërthimi. 

Në momentin e shpërthimit në timon ka qenë Algerti, ndërsa Eraldi ka qenë pasagjer.

Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi, ndërsa policia nuk e ka sqaruar ende. 

Dy vëllezërit janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëron një lokal dhe tjetri një mobilieri.

'Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.'. njofton policia.

1721578155_gramsh.jpeg

Foto: Makina e dëmtuar nga shpërthimi

1721578134_gramsh.jpeg

Makina qe ka shpërthyer 

1721580001_gramsh.jpg

Foto: Makina të dëmtuara dhe xhamat e ndërtesave të thyera pas shpërthimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
Report Tv siguron fotot e dy vëllezerve të mbetur të plagosur pas shpërthimit me tritol në makinën e tyre në Gramsh

1721583426_algertiminajeraldminaj.jpg

Report Tv siguron fotot e dy vëllezerve të mbetur të plagosur rëndë pasditen e sotme pas shpërthimit me tritol në makinën e tyre në Gramsh.

Të dy janë dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në kryeqytet me helikopter. 

Ora 19:15
VIDEOLAJM/ Momenti kur një prej vëllezërve Mina transportohet me helikopter drejt Traumës

Report Tv siguron pamjet e momentit të transportimit të një prej vëllezërve Mina me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vëllezërit Mina mbetën të plagosur pasditen e sotme pas një shpërthimi me tritol në makinën e tyre në qytetin e Gramshit.

Ora 18:51
FOTOLAJM/ Pasojat e shpërthimit me tritol në Gramsh, u thyen xhamat e banesave dhe makinave përreth

1721580001_gramsh.jpg

Pasojat e shpërthimit sot në Gramsh, ku dyshohet se një tritol shpërtheu një makinë ku ishin dy vëllezër që janë drejt Traumës, u ndjenë edhe në zonën përreth.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka dëmtuar xhama banesash dhe xhamat e makinave që kanë qenë pranë.

Ende policia po heton për shkaqet e shpërthimit.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 21/07/2024 18:32

    Po po duket qe eshte difekt i linjes te tensionit te kanabisit. Pasojat e kanibizimit dhe suportit te trafikut te droges do zgjatin ne shqiperi shume me teper se '97.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale për një mandat të dytë

SHBA/ Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale për një mandat të dytë