GRAMSH- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gramsh – Moglicë, ku për pasojë një 24-vjeçarë ka mbetur i plagosur. Sipas policisë i riu me inicialet V.H ka qenë duke drejtuar një mtoçikletë, e cila ka dalë nga rruga. 24-vjeçari është dërguar në spitalin Gramshit fillimisht, e më pas është nisur drjetë tiranës për ndihmë më të specializuar.

Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 07.11.2017 salla operative Gramsh është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit për një shtetas të aksidentuar.

Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe konstatuan se shtetasi V.H., 24 vjeç banues në fshatin Mashan, Njësia Administrative Kodovjat duke drejtuar mjetin motoçikletë në aksin rrugor Gramsh - Moglicë kishte dalë nga rruga.

Shtetasi V.H pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gramshit është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Tiranë.

Shërbimet e policisë po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com