GRAMSH- Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes dhe abuzimeve me energjinë elektrike 3 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Gramshit janë arrestuar nga blutë e këtij qyteti për shpërdorim detyre.
Mësohet se punonjësit e arrestuar të OSHEE janë: J.Dragoti, N.Zani dhe R.Zani. Sipas policisë arrestimi i tyre është realizuar pasi ata dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin favorizonin abonentët të energjisë elektrike që ishin debitorë, duke mos u ndërprerë energjinë elektrike.
Çështja ndaj tre të arrestuarve u ka kaluar Prokurorisë e cila mund të kërkojë deri në 5 vite burg për tre të arrestuarit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com