ELBASAN- Është shtyrë sërish sot seanca gjyqësore në ngarkim të katër adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit në maj të 2023 në Gramsh. Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të njërit prej të plagosurve nga kjo ngjarje.
Gjatë seancës pati tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykuese se qëllimisht ka shtyrë seanca duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia e shtetit duke larguar familjarët. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar të mbahet më 18 mars ora 13:30.
Ndërkohë gjatë seancës paraprake avokati i familjarëve të viktimës ka ankimuar “gjykimin e shkurtuar”. Sakaq, seanca e radhës është caktuar më datë 28 shkurt ora 14:00 në Gjykatën e Elbasanit.
Ndaj të miturve O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi rëndojnë akuzat; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”. Për të gjitha veprat penale që rëndojnë ndaj tyre, rrezikojnë deri në 15 vite burg.
Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thike vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.
Në dosjen e prokurorisë, citohen mesazhet e shkëmbyera mes djemve në konflikt ku i dërgonin njëri tjetrit në ‘snapchat’ foto të thikave dhe përforcues grushti. Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05