Granatë në ambasadën franceze
në Athinë, plagoset një polic 

Granatë në ambasadën franceze<br />në Athinë, plagoset një polic 
Një granatë ka shpërthyer jashtë ambasadës franceze në Athinë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit kur një motorçikletë ndaloi jashtë godinës së ambasadës, vetëm pak metra larg parlamentit grek dhe hodhi një granatë në drejtim të godines së ambasadës.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera.

Zona pranë ambasadës është rrethuar prej policëve të antiterrorit, të cilët po hetojnë ngjarjen. Ndërsa në datën 15 nëntor pritet që në Athinë të shkojë presidenti Obama.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve