Granit Xhaka ndihet i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë. Mesfushori kosovar po kalon momente të mira me Baselin, me të cilin u shpall kampion vjet dhe po shkon në rrugë të mirë për ta bërë të njëjtën gjë edhe sivjet.
Ai u bë me anë të veprimeve në fushë, një lojtar i rëndësishëm i përfaqësueses së Zvicrës, prandaj 19-vjeçari ndihet gati për të kaluar në një klub të madh evropian. Dhe, ofertat për të nuk mungojnë. “Unë në realitet jam i gatshëm. Kam bërë ndeshje të mjaftueshme ndërkombëtare me Baselin, por edhe me Kombëtaren. Por, për momentin ka mundësi që të luaj edhe sezonin e ardhshëm në nivele ndërkombëtare”, theksoi futbollisti prishtinas për revistën zvicerane, Blick.
I pyetur rreth mundësisë që gjatë verës t’i bashkohet Hamburgut, ai është përgjigjur me një buzëqeshje: “Mbetet të shihet”, tha Xhaka, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Borussia Monchengladbach.
Talenti Xhaka e ka treguar edhe një fakt interesant. Ai thekson se paratë të cilat i merr nga futbolli, ia dhuron babait të tij, i cili më pas i menaxhon për familjen. “Te ne në Kosovë është një rregull, që më i riu i familjes është gjithmonë i prindërve. Paratë e mia u shkojnë direkt prindërve, e më pas ata m’i japin ato që më nevojiten. Gjithmonë ka qenë kështu. Dhe, mendoj se e njëjta gjë do të vazhdojë edhe kur unë të shkoj për të luajtur jashtë”, vazhdoi Xhaka.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com