GRANOF: INVESTIME NË SHUMË FUSHA
Duke folur në hapje të kësaj pritjeje, presidenti i fondi shqiptaro-amerikan, Michael Granof tha se, nesër inagurohet nisja e punimeve për Parkun Logjistik të Tiranës. Sipas tij, projektet e fondit në Shqipëri janë disa vjeçare shtrihen në shumë fusha. Ai ka vlerësuar edhe faktin se, fondi shqiptaro-amerikan ka një partneritet i ngushtë me ambasadën e SHBA-së në Shqipëri.
RAMA: INVESTIMET KANË HAPUR SHTIGJE TË JASHTËZAKONSHME
Duke folur në këtë takim, kryeministri Edi Rama, deklaroi se, “qeveria vullnet për t’ju bashkuar këtij fondacioni”. “Janë tre qendra urbane dhe tre projekte me volum komplet modest, por që kanë hapur shtigje të jashtëzakonshme”, tha kryeministri Rama duke cituar investimet e fondacionit.
“Qeveria është e gatshme për t’ju bashkuar rrugëtimit të këtij fondacioni dhe për tu bërë pjesë për të promovuar cilësinë mes qytetarëve dhe mjedisit ku ata jetojnë në komunitetin e tyre. Sigurisht që aktivieti i fondacionit nuk është kaq dhe siç e tha dhe Granof”, theksoi gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, “ajo që mbetet me e rëndësishmja është që ky fondacion meriton respekt sepse promovon ndryshimin e cilësisë së jetës përmes ndryshimit të standarteve në projektim dhe realizim”.
“Ajo çka bën ky fondacion do të thotë që pasuria më e madhe është të kesh dije e pikërisht për këto dije, veç parave që investon për një Shqipëri më të mirë ne e konsiderojmë partner në zhvillimin e këtij vendi”, përfundoi fjalën e tij, kryeminstri Edi Rama.
NISHANI: FALEMINDERIT PËR ÇFARË KENI BËRË
Presidenti Nishani e ka nisur fjalën e tij duke falenderuar qeverinë e SHBA-së për ndihmën e dhënë Shqipërisë dhe gjithë rajonit. “Kanë kaluar 18 vite kur SHBA ngriti fondin për ndihmën në Europë. Fondacioni juaj i ka qëndruar besnikë Shqipërisë duke e shoqëruar çdo ditë në çdo hap dhe unë ju falenderoj për këtë”, tha në fjalën e tij, Nishani.
Presidenti i Shqipërisë, kërkoi nga fondacioni shqiptaro-amerikan, që të vazhdohet në këtë rrugë që, “Shqipëria të zhvillohet dhe të ketë prosperitet”. “Ju mund t’ju mësoni shqiptarëve praktikat perëndimore të të bëri biznes, duke marrë shembull nga sipërmarrja amerikane. Shqipëria i ka ndjerë investimet e huaja, në sistetmin bankar, atë të sigurimeve etj dhe shqiptarë do t’ju jenë mirënjohës për vendet e reja të punës”, tha Presidenti Nishani.
“Mbështetja juaj në disa fusha u shërben shqiptarëve për zhvillim dhe për brezat e ardhshëm. Duke ju uruar një punë të suksesshme për qeverinë e re, dua të falenderoj SHBA-të për ndihmën e dhënë. Shqipëria dhe shqiptarët do të mbesin një popull mik për SHBA-në”, përfundoi gjatë fjalës së tij, Presidenti Bujar Nishani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)