Grasso: Këtu klimë e mirë për
investim, Rama:Gjeni Amerikën

Grasso: Këtu klimë e mirë për<br />investim, Rama:Gjeni Amerikën
TIRANE- Është çelur në Tiranë edicioni i parë i Javës Italiane. Në aktivitetet e organizuara në kuadër të kësaj jave, vihet theksi mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë. Në aktivitetin e hapjes së Javës Italiane në Hotel "Tirana", Presidenti i Senatit të republikës së Italisë, Pietro Grasso, i cili ndodhet në një vizitë 2-ditore në Tiranë, vuri theksin në rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e hetimit financiar.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu në Shqipëri, edhe në kuadër të Javës Italiane në Tiranë. Dua të them se Italia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë. Por vlen të theksohet se duhet të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorët strategjikë. Sipërmarrësit italianë janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, por ka ende vend për investime. Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investime. Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë më realizmin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsion. Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të forcohet hetimit financiar, duke rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëri. Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian, dhe vlerësojmë arritjet e bëra deri më tani”, tha Grasso.

Në fjalën e tij të hapjes së aktiviteteve, ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, shprehu dëshirën që ky event të zhvillohet çdo vit duke ndërthurur sektorë të ndryshëm.

“Ky event nuk është zhvilluar ndonjëherë më parë në Shqipëri, duam ta zhvillojmë çdo vit duke ndërthurur sektorë të ndryshëm. Prania e sipërmarrësve italianë në Shqipëri është e madhe, ndërkohë që klima e investimeve në Shqipëri, krijon mundësi të reja. Në kuadër të kësaj jave në Shqipëri do të vijnë sipërmarrës italiane që shfaqin interes për të investuar në sektorë të ndryshëm. Shpresojmë që edhe në vitet e ardhshme këto aktivitet të kenë shtrirje më të gjerë”, tha ambasadori Gaiani.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 6 maj, kreu i Senatit italian do të mbajë pranë Universitetit të Tiranës, në orën 10:30 tek salla “Liria në Qytetin Studenti, një leksion me temë “Italia dhe Shqipëria së bashku për Evropën e së ardhmes”.
 
Në një ceremoni të veçantë pranë këtij fakulteti pritet t’i jepet dhe titulli “Honoris Causa”.

java italiane

ORA 12:55 RAMA: RRITJA E INVESTIMEVE ITALIANE NË SHQIPËRI, NË INTERES TË DY VENDEVE
Në fjalën e tij në çeljen e Javës Italiane në Tiranë, kreu i qeverisë ka vënë theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke e vlerësuar Italinë si një partner të rëndësishëm strategjik për vendin tonë, Rama tha se rritja e investimeve italiane në Shqipëri, do të jetë në interes të dy vendeve.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e javës Italiane
 
“Jemi të parët për dashurinë për Italinë, por të fundit për shkëmbimet tregtare për këtë vend. Kemi vullnet për të nxitur marrëdhëniet mes dy vendeve duhet krijuar një faqe e re në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, sipërmarrësit italianë mund të migrojnë në Shqipëri, marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar . java italiane krijon një rrugë të re bashkëpunimi. Prania e 170 ndërmarrjeve italiane këtu gjatë kësaj jave, është një gur themeli për të rritur në një rrugë të re këtë bashkëpunim,. Një fluks i ri investimesh italiane do të derdhën në interesin reciprok. Në Shqipëri, mund të fitohet më shumë se në Itali, e paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci se në Itali, dhe ka më shumë nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës”.
 
Rama tha se qeveria shqiptarë po punon për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në vend, dhe krijimin e kushteve të favorshme për operimin e sipërmarrësve të huaj në tregun shqiptar.
 
“Ajo që pengon në investime është taksa e mbartur prej vitesh, e cila rëndon mbi sipërmarrësit. Vetëm ne, Irani dhe Gambia, kemi këtë. Ndërkohë që tashmë po diskutojmë çdo ditë për të ndryshuar këtë situatë, dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Kështu do të lehtësojmë komunikimin mes çdo investitori dhe administratës, duke ushtruar presion pozitiv mbi qeverinë dhe kryeministrin, për gjithë ato raste kur duhen përgjigje që mungojnë. Por reformojmë Agjencinë tonë të investimeve të huaj e cila do të jetë shumë shpejt dera e hapur, që do presë, dhe shoqërojë me procedura të shpejta dhe të lehtësuara gjithë investitorët e huaj, në çdo derë të administratës, për të bërë të mundur që përgjigjet të vijnë sa më shpejt”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht problemeve që ka, Shqipëria është një vend tërheqës për të huajt.
 
“Shqipëria ka probleme dhe të meta por ka një virtyt që edhe Italia e kishte para disa kohësh po e ka humbur, Shqipëria nuk është e mërzitshme. Kush vjen në Shqipëri për herë të parë, gjithmonë do të vijë prapë. Njerëz që janë shumë skeptikë kur i thua hajde në Shqipëri unë njoh shumë, por nuk njoh asnjë që të mos ketë dëshirë të vijë prapë, pasi ka ardhur në herë”, tha Rama.

rama, java italine

ORA 12:45 RAMA: ITALIANËT MUND TË GJEJNË AMERIKËN NË SHQIPËRI
Duke ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk ka ngurruar të bëjë shaka. Kryeministri Rama tha se “Nuk mund të them se italianët do të vijnë si emigrantë në Shqipëri, sa të zgjidhim këtë punën e 80 eurove. Tani italianët mund të gjejnë Amerikën në Shqipëri”.
Edi Rama me logo
 
ORA 12:33, FULLANI: INVESTIMET ITLAIANE JETIKE
I pranishëm në hapjen e Javës Italiane, ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili në fjalën e tij theksoi se prezenca e investitorëve italianë në vendin tonë “është jetike” në disa sektorë.

“Interesat tregtare në sektorët jetikë të ekonomisë kanë nevojë për një prezencë më ë madhe të investitorëve italianë”, u shpreh Fullani. 

Sipas guvernatorit investimet italiane “hapin rruga për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë. Zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe kombinimi me agro-turizmin e bën Italinë lider global në këtë sektorë”, bëri të ditur Fullani.

Edhe “Shqipëria i afron akses jo vetë brenda territorit, por në të gjithë rajonin”, vijoi ai.

“Shfrytëzimi i potencialeve që ofron bashkëpunimi rajonal do të sjellë zhvillim për të dy vendet. Një koordinim mirë i politikave ekonomike do ishte me një interes reciprok”, tha Fullani ndërsa shtoi se “sistemi bankar i Shqipërisë mbështet iniciativat për investime’. 

Fullani

ORA 12:00 AHMETAJ: INTERESIMI I KOMPANIVE ITALIANE KA DHËNË FRYTET E PARA

Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj e cilësoi Javën italiane në Shqipëri shumë të rëndësishëm për ekonominë e cila muajt e fundit ka shënuar rritje.

“Java italiane e biznesit vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, e cila pas një rënie ka shënuar shifra rritjeje”, u shpreh Ahemiti ndërsa tha se sfida e ardhshme është stabilizimi i ekonomisë.

“Vitet e fundit marrëveshjet tona me gjithë krizën ekonomike nuk janë ngadalësuar. Janë rritur investimet italiane dhe importet gjithashtu”, bëri të ditur Ahemtaj. 

“Kjo marrëdhënie e ngushtë të biznesit, është shoqëruar edhe me bashkëpunim politik”, ku ministri kujtoi vizitën kryeministrit Rama në Itali.
 
“Për pasojë investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm në vendin tonë sa i përket punësimit dhe për pasojë edhe të prodhimit ’, u shpreh ministri.
 
“Nisma e kryeministri Rama në Itali ka pasur jehonë të madhe edhe në mediat kryesore. 

“Ndodhemi në një moment  thelbësor për të prezantuar mbylljen e periudhës 22-vjeçare të tranzicionit dhe kriza ekonomike na ka vënë përpara një sfide të re”, vijoi ai. 

Sipas Ahmetajt, interesi i ndërmarrjeve italianë të investojnë në vendin tonë ka dhënë edhe frytet e para.

“Prania e ndërmarrjeve italiane është mjaftë heterogjene në sektore; në energji, bujqësi, turizëm, manifaktura, etij. Internacionalizimi i ndërmarrjeve italiane ka ardhur gjithnjë në rritje. Interesi i kompanive italiane në 4-5 muajt e fundit ka sjellë edhe frytet e para. Klima e biznesi çdo ditë ka përmirësime të veta”,- bëri të ditur Ahmetaj.

ahmetaj
 
DY LIBRAT E PIETRO GRASSO KUSHTUAR LUFTËS KUNDËR MAFIAS
Më këto dy botime, Presidenti Grasso ka për synim t’i drejtohet të rinjve, “pasi janë të rinjtë që kanë dëshirën më të madhe për të ndryshuar botën, për të luftuar padrejtësitë, për të reaguar ndaj prepotencave. Janë të rinjtë, ende të pa prekur nga skepticizmi tipik i të moshuarve, që besojnë se idetë e tyre, ëndrrat e tyre, utopitë e tyre janë të realizueshme”.
 
Libri “Për të mos vdekur nga mafia” është publikuar në vitin 2011 edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Ombra GVG”, dhe që në atë kohë është tentuar të organizohej një prezantim nga ana e autorit, kur ai mbulonte rolin e prokurorit kombëtar të antimafias.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh