Gratë e shquara shqiptare
në syrin e Edi Shukriut

Gratë e shquara shqiptare <br />në syrin e Edi Shukriut
Shtatëdhjetë rrëfime të grave që kanë lënë gjurmë në historinë e kulturën shqiptare, ajo i ka bërë bashkë në një libër. "Gra të shquara shqiptare" ka rënë tashmë edhe në duart e lexuesve malazez. Libri i arkeologes e shkrimtares Edi Shukriu i përkthyer në gjuhënMalazeze është promovuar gjatë ditëssë djeshme në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës. "Eminentne Albanke" është botuar nga shtëpia botuese "Plima" nga Mali i Zi. Në origjinal ky libër ka pasur dy botime. Botimin e parë në vitin 2000 ndërsa të dytin më 2003. "Gra të shquara shqiptare" përmban figurat që kanë kontribuar në fushën e shkencës, edukimit, histories e kulturës. Në të gjenden rrëfime për Kleopatrën, Olimpian, Eugjeni Thanasin, Nexhmije Pagarushën e shumë të tjera . Janë pikërisht këto figura që "flasin" në faqet e këtij libri. Me rastin e promovimit të librit në gjuhën malazez, autorja Edi Shukriu, ka thënë se për përzgjedhjen e grave është bazuar në dy kritere. "I pari ka qenë kontributi i madh, ndërsa i dyti është se kam përfshirë vetëm gra mbi moshën 70- vjeçare", ka thënë Shukriu. Sipas saj, "Gra të shquara shqiptare" ka vetëm një mision. "Ky libër na shërben të njohim vetveten dhe do t'u shërbejë edhe lexuesve nga Ulqini të njihen me kontributin e grave shqiptare", ka shtuar ajo. Poeti e kritiku Basri Çapriqi ka thënë se kontributet e femrave shqiptare janë shtrirë në dekada. "E në këtë libër tregohet kontributi që i jep krejt rajonit gruaja shqiptare", ka thënë ai.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot