Gratë e shquara nga Beogradi dhe Prishtina mbajnë takimin e katërt

/ATSH-B.Jashari/.- Katërmbëdhjetë gra të shquara që përfaqësojnë parlamentet, akademinë, shoqërinë civile dhe mediat në Beograd dhe në Prishtinë u mblodhën për herë të parë në Beograd më 15 e 16 dhjetor 2014, si pjesë e procesit të njohur si "Procesi i Budvës", që ka për qëllim angazhimin e këtyre grave në dialog të drejtpërdrejtë.
Sipas njoftimit të dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, pjesëmarrëset diskutuan për rolin e gruas në politikë dhe çështjen e fuqizimit ekonomik. Ato gjithashtu nxorën një numër rekomandimesh që do të përfshihen në një plan veprimi për aktivitete të përbashkëta.

Ky ishte takimi i katërt me radhë i lehtësuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë që nga viti 2012.

"Me Procesin e Budvës ne duam të tregojmë rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit", tha Suzana Novobrdali, ish deputete e Kuvendit të Kosovës. "Secili mund të kontribuojë në këtë proces, por pa femra një proces i tillë nuk do të jetë i plotë", u shpreh ajo.

Marija Obradovic, përfaqësuese e rrjetit parlamentar të grave në Parlamentin serb, tha se, "me anë të dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit duam të tregojmë pse është e rëndësishme që gratë t'i bashkojnë forcat, se si kjo mund të na ndryshojë për të mirë neve dhe botën ku jetojmë"

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?