Gratë e Vlorës 'zbarkojnë' në pyll për të mbjellë drogë, policia i kap në flagrancë dhe u vë prangat

Gratë e Vlorës 'zbarkojnë' në pyll për të mbjellë drogë, policia i kap në flagrancë dhe u vë prangat

Foto ilustruese

5 të arrestuar në Vlorë për mbjellje droge. Mes tyre 4 janë gra të cilat janë kapur në flagrancë duke mbjellur drogë në një zonë në pyll.

Të arrestuarit janë personat me iniciale A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatund dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni.

Arrestimi i tyre siç njofton policia u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi prej rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë