Gratë franceze në mbështetje të protestës, marshojnë në të gjithë vendin të veshura me jelekë të verdhë

Gratë franceze në mbështetje të protestës, marshojnë në të gjithë vendin të veshura me jelekë të verdhë

Gratë e veshura me jelekë të verdhë

Francë-Qindra gra të veshura me jelekë të verdhë dolën këtë të dielë në sheshet kryesore të Francës, për të treguar përfshirjen e tyre në lëvizjen masive të nisur prej dy muajsh.

Paris rreth 150 gra u mblodhën pranë Kullës Eifel për të vazhduar marshimin e tyre drejt sheshit të Bastijës. Disa prej tyre kishin shkruar në jelekë “mama të zemëruara”.

“Është një formë e bukur për të përcjellë mesazhin se gratë gjithashtu kanë të drejtën të shprehin veten për çështjet sociale", komentoi Priscillia Ludosky, një nga iniciatoret kryesorë të lëvizjes së "jelekverdhëve".

Protestat që morën këtë emër pikërisht prej jelekëve të verdhë që drejtuesit e mjeteve duhet të mbajnë me detyrim në automjetet e tyre, nisën në nëntor të vitit të kaluar. Ata kundërshtonin rritjen e planifikuar për çmimin e karburantit.

Edhe pse rritja e planifikuar u anulua, lëvizja e tyre nuk e ndëpreu protestën, por e përhapi ndikimin e saj në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion