Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Nuk besojmë më tek Kryeministri, nga greva dalim vetëm nëse marrim paratë (VIDEO)

Gratë naftëtare kanë reaguar pas thirrjes së Ramës, i cili u kërkoi që të dalin nga greva në mënyrë që të negociojnë. Gratë naftëtare kanë thënë se nuk e besojnë më kryeministrin Rama dhe nuk do të dalin nga greva nëse paratë e prapambetura nuk u hidhen në bankë. Ato shprehen se kanë një vit që protestojnë dhe nuk kanë pasur asgjë konkrete, prandaj nuk besojnë asnjeri. Më tej thonë se nuk duan t'ia dinë për partitë, as të majta as të djathta, por vetëm duan zgjidhjen e problemit të tyre.

"Nuk besojmë më tek kryeministri, ka ardhur në uzinë me Gjiknurin na ka premtuar lekët, ka 3 vjet. Fëmijët nuk jetojnë me mashtrime. Vetëm lekët të na i hedh në bankë, vetëm kjo na nxjerr nga greva. Ka tre vjet e gjysëm, ku i ka lekët? Është bërë i pabesueshëm, me gënjeshta e me mashtrime, nuk rrojnë fëmijët tanë. Ata duan bukë ujë e drita. Po jetojmë si në mesjetë. Nga greva dalim vetëm nëse lekët na futen në bankë. Nuk ka pse hyn në negociata ai, për çfarë. Ne e kemi bërë të ditur që duam rrogat dhe rifillimin e punës. Kjo është nuk duam të dimë për partitë, as për të majtën, as për të djathtën. Kur kam fëmijën tim pa bukë, nuk dua t'ia di për fëmijët e deputetëve që i kanë xhepat plot. Është mashtrim i radhës për të dalë ne nga greva, nuk besojmë më njeri.  Është ultimatum, se jemi pa bukë. Fëmijët i kemi nxjerrë nga shkolla. Po kërkojmë gjakun tonë, se i kemi marrë me gjak ato lekë në uzinë. 

Po nuk kaluan lekët në llogari bankare nuk dalim. Pastaj negociojmë se kemi edhe kërkesa të tjera, për fillimin e punës. Po nuk kaluan lekët në llogari ne nuk negociojmë. Ne kemi një vit që protestojmë dhe asgjë konkrete. Nuk jemi përdorur nga politika, mos të hedhin baltë", deklaroi njëra nga naftëtaret. 


Lajmi kryesor:

Rama thirrje: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët, por jo me ultimatume! Naftëtarët: Hajde negociojmë këtu, duam zgjidhje konkrete


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë