Dhjetëra gra dhe vajzave vuajnë dënimin në burgun e “Ali Demit”. Ambientet ku ato jetojnë çdo ditë, nuk i plotësojnë të gjitha kushtet që meriton të ketë një burg.
 
Pavarësisht se mund të jenë dënuar me pak muaj apo me 25 vjet, këto gra dhe vajza bëjnë punë artizanale dhe më pas i shesin produktet e tyre. Ato thonë se këtë punë bëjnë çdo ditë.
 
Pas daljes nga burgu mundësitë për punësimin e grave të dënuara janë të pakta dhe për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale kanë zhvilluar një aktivitet në ambientet e burgut, për punësimin e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin. Por disa nga të dënuarat tregojnë se vuajnë nga një vendim i padrejtë, siç është rasti i kësaj të moshuare që është dënuar me 25 vjet.
 
Për ministrin Ylli Manjani për gratë dhe të miturit nuk duhet të ketë vetëm dënim me burg. ''Një grua në burg do të thotë një familje në vështirësi. Mirëpo jeta vazhdon dhe nuk ndërpritet tek ai vendim gjykate. Duhet të jemi aktiv dhe qëllimi ynë në institucionet penitenciare nuk është që të tregojmë dhëmbët e represionit, por është që të tregojmë dashamirësinë njërëzore, sigurisht të merituar, veçanërisht për pjesën e grave. Që të bëjmë të mundur që tregu i punës të jetë konkurues në çdo cep të territorit, ne nuk mund të përjashtojmë institucionet penitenciare'', u shpreh ai.
 
Ndërsa ministri Blendi Klosi i garantoi gratë dhe vajzat se do gjejnë mundësi punësimi e strehimin kur të dalin jashtë.
 
Një tjetër mundësi për gratë është edhe burgu i hapur, një projekt i Ministrisë së Drejtësisë.
 
Në fund nuk mungojnë as batutat për ushqimin. Sipas të burgosurave çdo ditë gatuhet lakra.
Fjala e ministrit Manjani në fushatën “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes, tregoni se jeni kundër dhunës”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com