Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur drejt SHBA, për të marrë pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit me temë Gratë, Paqja dhe Siguria.
Debati zhvillohet në nivel ministror dhe do të fokusohet tek dhuna ndaj grave për shkak të angazhimit të tyre në proceset e paqes dhe sigurisë. Kjo është hera e parë që Ministrja Xhaçka merr pjesë në një event të Këshillit të Sigurimit, si përfaqësuese e Shqipërisë, që prej 1 janarit 2022 anëtare e KS të OKB.
Dhuna ndaj grave aktiviste të të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile dhe aktet e hakmarrjes ndaj tyre nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetëror në zona konflikti vazhdon të mbetet një problem shqetësues.
Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
68.8%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 4132
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta Sandra Day O'Connor, gruaja e parë anëtare e Gjykatës së Lartë në SHBA
1 Dhjetor, 21:02
-
SHBA/ Akuzohet për korrupsion: Dhoma e Përfaqësuesve përjashton ligjvënësin George Santos
1 Dhjetor, 18:45
-
VIDEO/ SHBA, Dhunoi brutalisht mësuesen e tij, adoleshenti rrezikon 30 vite burg, apeli i nënës: Ju lutem tregoni mëshirë
1 Dhjetor, 13:25
-
Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori
30 Nëntor, 21:35
-
Vdekja e Henry Kissinger, reagojnë liderët e botës
30 Nëntor, 17:25
-
Gruaja lan në vaskë pemën e Krishtlindjeve, videoja virale dhe po nxit debate: Po ju a e pastroni?
30 Nëntor, 10:37
-
Luftanija amerikane rrëzon dronin iranian në Detin e Kuq
30 Nëntor, 08:42
-
Deti i Kuq, luftanija amerikane rrëzon dronin iranian të lëshuar nga Jemeni
30 Nëntor, 07:26
-
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare! Njeriu që formësoi politikën e SHBA
30 Nëntor, 07:07
-
Nëntori Shqiptar në New York dekoron Richard Grenell
29 Nëntor, 22:50
-
Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas
29 Nëntor, 16:55
-
Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve! Takime edhe me Ramën
29 Nëntor, 14:17