Gratë vriten sepse janë gra! Kësaj i thonë femicid

Gratë vriten sepse janë gra! Kësaj i thonë femicid

Sokol Halili dhe Hamide Magashi

Në një shoqëri ku trupi i gruas nga një pjesë e madhe e burrave shikohet si territor për luftë të përgjakshme, vrasja është, fatkeqësisht, konsekuencë e pritshme. Në një shoqëri ku dhuna e terrori psikik ndaj grave «mbahen» e «ruhen» brenda «mureve» private, vrasja vjen si një pasojë e pashmangshme kulturore.

E pashmangshme për shkak se është e kushtëzuar nga sistemi i kalbur që fillon nga edukimi i mangët apo dhunëfavorizues në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në jetën publike, në komunikimin e përditshëm poshtërues dhe përbuzës ndaj gruas që s’trajtohet si qenie njerëzore, por si skllave e leckë.

Çfarë ka lëshuar rrënjë si kulturë primitive prej shekujsh, zor të shembet brenda pak kohe, sado e dëshirueshme të jetë. Por kriminelëve mund t’u pamundësohet zeja e vrasjes duke krijuar hapësira dhe institucione që i mbrojnë gratë. Duke hapur shtëpi të sigurta për gratë. Duke krijuar njësi policore të specializuara për reagim të shpejtë pas çdo kërcënimi ndaj grave.

Duke mundësuar barazinë e grave në çdo sferë. Duke ndërtuar një sistem gjyqësor që e merr seriozisht çdo kërcënim ndaj grave. Duke e detabuizuar dhunën ndaj grave. Duke diskutuar e folur hapur për të metat, gabimet dhe leksionet që duhet nxjerrë si shoqëri pas çdo krimi ndaj grave. Vrasja e grave nuk është tragjedi familjare, por tragjedi e krejt shoqërisë.

Vrasja e grave nuk është vrasje për shkak të «problemeve» apo «xhelozisë». Gratë vriten sepse janë gra. Kësaj i thonë femicid. Kosovës i duhet një kryengritje kundër kësaj dhune specifike dhe toksike ndaj grave. Po, kryengritje sepse kjo dhunë ka potencial të lë pasoja afatgjata dhe të pariparueshme ndaj krejt shoqërisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sejdi: 01/12/2022 11:12

    Mua si laik nga mjekësia, më ka lindur pyetja, bashkë më dëshirën për ta ditur: Cilat ishin përpjekjet e njësisë emergjente -profesionale mjekësore(në mesin e tyre ligjërues të mjekësisë të përgjithshme, të magjistraturës dhe të doktorant urës, për shpëtimin e shtatzënës, nëse jo, bile të foshnjës në brendësinë e saj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë