Baleti "Gravity" me koreografi të Angelin Preljocaj çel edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Në Teatrin e Operas, spektakli i dancit që mbahet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor "Harabel", pret publikun sot e nesër në orën 19.00.
Kompozitorja Blerina Shalari, me artistë të përzgjedhur, jetëson këtë mbrëmje në orën 19.00 në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse koncertin "Homeriada" me krijimtarinë e saj muzikore.
Hyrja është e lirë në mbrëmjen muzikore "Tinguj për Tiranën" që bën bashkë sot në orën 19.00 në Amfiteatrin pranë Liqenit artistë vendas e të huaj, me emra si Josif Gjipali, Ardita Meni, Kastriot Tusha e të tjerë muzikantë të talentuar.
Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit mbahet sot në orën 18.00 një takim letrar me autorin Andrin Kabashi, fitues i Fondit Letrar për të Rinj.
Me 192 produksione premierë në Shqipëri, Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tirana Film Fest”(TIFF) vijon sot të shfaqë nga ora 10.00 deri në orën 22.15 video e filma artistikë, dokumentarë, filma të animuar, në Liceun Artistik, kinema ‘Millenium’ dhe Qendrën dhe Artit “Agimi”.
Në 80-vjetorin e saj të lindjes, Biblioteka Kombëtare ka çelur një ekspozitë me krijimtarinë e shkrimtares dhe përkthyeses Helena Kadare.
Çelet sot në orën 19.00 në galerinë "Fab" në Tiranë ekspozita personale e artistit Mumtas Dhrami "Kujtime nga Kina, 1967".
Në bashkëpunim me Fondacionin “Papa Klementi XI Albani” dhe në kuadër të “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë”, vendoset sot në mjediset e Pavijonit të Mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar busti i Klementi XI Albanit shoqëruar me disa dokumente shenjtërisë së tij.
Nga sot në orën 18.30, për tri net radhazi, mbahet në teatrin 'Skampa' në Elbasan, edicioni i 8-të i Festivalit "Takimi Kombëtar i orkestrave të harqeve, muzikës së dhomës dhe krijimtarisë së saj", i drejtuar nga Blerim Narazani.
M.T//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30