Greiss Petrovic, përtej
ambicjes së një modeleje

Greiss Petrovic, përtej <br />ambicjes së një modeleje
Greis Petrovic është një nga modelet e cila është evidentuar në fushën e modës. Me origjinë serbo-kroate, bukuroshja me tipare të veçanta dallon nga modelet e tjera për ambicjen dhe punën e saj. Tepër energjike, e pa lodhur dhe simpatike, Greis rrëfen ditën e saj në sipërmarrjen më të re…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Ashtu si shumë të tjerë edhe mua më pëlqen ta nis ditën me kafenë e mëngjesit, të cilën e pi pothuajse gjithmonë pranë ambienteve ku unë punoj ose në zyrë.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Në fakt mund të them që mëngjeset i kam ashtu siç unë i kam menduar ose më saktë ëndërruar. Zgjohem në mëngjes herët, gjithmonë në orarin që kam paracaktuar, pi kafenë e mëngjesit dhe më pas shkoj në punën time, të cilën e dëshiroj aq shumë.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Mund të them që varet edhe nga trafiku por pak a shumë 10-15 minuta dhe rrugën e përshkoj me makinë.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Absolutisht jo. Profesioni që unë kam zgjedhur është një nga profesionet më të dashura, pra si të menaxhosh një biznes për më tepër kur drejton biznesin tënd i cili ka të bëjë edhe me pasionin tënd të hershëm. Pra të drejtoj një shkollë modelingu.



Projektet tuaja më të afërta?

Projektet janë të shumta…por mund t’iu them vetëm njërin nga ato i cili do jetë më i rëndësishmi e po ashtu edhe një nga më të mëdhenjtë për sa i përket pjesmarrjes dhe cilësisë i cili do të organizohet në fund të këtij muaji nga ”Grace Models”.

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Të gënjesh nuk është aspak një gjest i mirë edhe pse gënjshtrat përdoren nga çdo kush, por jo gjithmonë janë të dëmshme ka edhe nga ato që quhen gënjeshtra të bardha. Mund të them më kanë gënjyer dhe kam gënjyer por rastet kur unë mund të kem gënjyer janë të tipit: Ja ndodhem shumë afër, po parkoj makinën ndërkohë mund të jem rrugës, dhe këto pa diskutim ndodhin vetëm me miqtë e mi më të afërt dhe mund të themi që hynë tek ato gënjeshtrat e bardha.

E mbani veten për të shkathët?

Këtë nuk besoj se duhet ta them unë por duhet t´ia lë të tjerëve të gjykojnë por mund të them që familja dhe miqtë e ngushtë ma thonë gjithmonë që jam tip i palodhur dhe shumë e shkathët .

Dreka zakonisht ju gjen?

Unë jam në fillimet e një arritje të ëndrrës sime dhe ka edhe raste ku familja më kërkon e për shkak të punës unë nuk mund të jem gjithmonë e pranishme në tavolinë edhe pse në shumë raste dua të jem pranë tyre. Mundohem që ditën e diel të jem pranë familjes sime.



Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Në shtëpinë e të fejuarit tim ku aty drekën na e përgatit vjehrra ime e dashur Zonja Tefta , dhe besoj se çdokush do ia mirëbesonte gatimin.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç’ndodh?

Përpiqem që ta menaxhoj dhe racionoj si duhet kohën por, në ditë të caktuara shumë të ngarkuara edhe ndodh.

Celulari që përdorni?

Një Nokia e thjeshtë, një telefon i cili mi kryen të gjitha funksionet që duhen edhe kur nuk je në zyrë.

Firmat tuaja më të preferuat?

Firmat janë të shumta nuk jam e fiksuar pas një firme të caktuar sepse i dua të gjitha, mbase kjo është edhe një e ”metë” e imja e cila më bën që unë të shpenzoj shumë.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?

Nëse do ti bëja një perkufizim si koncept moda është tendenca e individëve për të patur një stil veshjeje, aksesorësh apo sjelljeje, në një kohë të caktuar. Por deri në një farë mase, moda përcakton edhe karakterin e individit i cili e ndjek atë. Paraqitja, sigurisht që ka rol në përshtypjen e parë që ne krijojmë kur takojmë dikë. Mundohem t'i përshtatem çdo evenimenti, çdo ambjenti çdo stine çdo kulture, e të gjitha këto nuk mund t'i përmbledh në një stil të vetëm dhe nuk mund të them që nuk më shkon ky stil apo diçka tjetër. Herë më shihni të veshur klasike, herë sportive, here kasual, here ekstravagante etj etj. (qesh)



Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

I dashuroj te gjitha ngjyrat dhe nuk mund të bëj përjashtime secila nga ato për mua ka kuptim dhe do kohën, mënyrën e stilin e vet, për tu veshur por mund të veçoj ngjyrën e zezë e cila pothuajse më mbizotëron në shumicën e eventeve si dhe ngjyrën jeshile të cilën e kam ”pikë të dobët” duke qenë se është edhe ngjyra e syve të mi.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Nuk mund të them që kam bërë një bilanc të tyre, por ndjej shumë kënaqësi kur bëj dhurata.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Dhurata më e fundit që kam bërë ishte para një jave ku një i afërmi i imi kishte ditëlindjen dhe unë i dhurova një makinë lodre dhe një suvenir të cilat ishin shumë domethënës për të, ndërsa dhurata e fundit që kam marrë ishte një këmishë të cilën ma dhuroi një mikesha ime që sapo u kthye nga një udhëtim jashtë Shqipërie.

Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip?

Mendoj se jam tip i shoqërueshëm edhe pse nuk kam të njëjtin qëndrim me këdo.

Jeni e  dashuruar?

Po

I takon miqtë e vjetër?

I takoj, nuk i harroj edhe pse kohën e kam shumë të kufizuar mundohem të gjej sadopak kohë për miqtë e mi.

Punoni dhe pasditeve?

Puna që unë bëj është një punë e cila nuk ka një orar të caktuar dhe shumë shpesh ndodh që unë të jem duke punuar mbasditeve apo edhe mbrëmjeve.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Më pëlqen më shumë të lexoj. Por edhe filmat edhe pub-i nuk janë të përjashtuar nga koha ime e lirë.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Përgjithësisht lexoj përpara se të fle.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Shumë vonë!

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë