OMONIA acarohet me Ramën: Iu drejtove kryeministrit grek ‘qirje’ me qëllim për ta fyer, për lojërat e fjalëve do marrësh përgjigjen që meriton

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Dropull që do ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.

“Unë greqisht nuk di, por di këto kala... Do bëjmë një video selfie që do ia çojmë qirje Kyriakos në Athinë, por do e bëjmë me kryetrarin e bashkisë se unë s’di ta bëj këtë...”, tha Rama.

Pas kësaj video të kryeministrit, OMONIA ka dënuar ashpër fjalët ekryeministyrit duke shkruar në një deklaratë se janë lojëra fjlaësh me nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek. OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.

Deklarata e plotë e OMONIA

Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one show men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!!

Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik.

Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e  lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës.

Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të,  nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish!

Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kari Kariakos: 21/10/2022 02:00

    Mos duhet ta therriste. Zot na ruaj

    Përgjigju
  • Hasan: 20/10/2022 21:05

    Rrac e shkerdhyme pirdhuni o greker

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/10/2022 20:10

    Çfarè kini more QIRJE?

    Përgjigju
  • Toni: 20/10/2022 19:59

    Tani qe u merzitet ju edhe 50 vjet si Enveri do rri Rama. Por kasten e beni deklaraten qe ai te rri 50 vjet sepse ai eshte me kurv se ju.

    Përgjigju
  • Sindi: 20/10/2022 19:16

    ehuu kto kan lujt mendsh

    Përgjigju
  • Altini: 20/10/2022 19:15

    Epo ti vijn anash Rames kto

    Përgjigju
  • Landi: 20/10/2022 19:05

    Ktu do kapen kta skan ca bejn tjeter

    Përgjigju
  • Kiko: 20/10/2022 19:05

    A medet ca njerezish jeni...

    Përgjigju
  • lejla: 20/10/2022 19:02

    o rama vazhdo perpara se je ne rrugen e duhur lejeni cthon keta

    Përgjigju
  • kakam: 20/10/2022 19:01

    sa papun jeni dhe ju mo cdo fjal e ktheni ne negative

    Përgjigju
  • leone: 20/10/2022 19:00

    jeni bo si ato grat merreni vec me llafe,rama di cfare ben o porthale

    Përgjigju
  • Eno: 20/10/2022 19:00

    Grek hesapi shkoni beni kerkes te ndryshoni fjalet

    Përgjigju
  • Turi: 20/10/2022 18:59

    Mesa di un ajo fjale perkthehet ne zoteri jo ne ofendim

    Përgjigju
  • Ani: 20/10/2022 18:59

    Skemi ca presim nga greket e poshter

    Përgjigju
  • orion: 20/10/2022 18:59

    hahaahah sa te medhenj keta greket me keto kercenimet

    Përgjigju
  • Seli: 20/10/2022 18:58

    Cti bejm gjuhes greke ne ta ndryshojm e

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2022 18:58

    Rama gjithmone kthehet ne menyren e duhur

    Përgjigju
  • Kevi: 20/10/2022 18:57

    Po ca kujtoni ju se do trembet Rama nga kercenimet tuaja

    Përgjigju
  • Eni: 20/10/2022 18:57

    Skemi faj qe gjuha greke ka terma jo te mir per ne per fjal te caktuara

    Përgjigju
  • Tea: 20/10/2022 18:57

    Cdokush do marr pergjigjen qe meriton

    Përgjigju
  • SHOQATA KURVARVE SHQIPTAR: 20/10/2022 18:55

    Qirje dhe qirse Greke/Grekër ju urojm nga zemra gezuar festen e putaneris qe e keni ne gjak,ju qift kina ku te jeni neper bote! Me Respekt Kurvar Kurvari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona