Grekët gjunjëzohen, Pangallos:
"Shqipëria nuk na e ka nevojën"
Ish zv/kryeministri grek dhe ministër në të gjitha qeveritë e PASOK, personalitet i fuqishëm në jetën politike e intelektuale greke, bën një krahasim të ekonomive aktuale greke dhe shqiptare. Ai i referohet për këtë, një raporti sekret të CIA, me të dhëna për ekonomitë e dy vendeve.
Ish zv/kryeministri grek dhe ministër në të gjitha qeveritë e PASOK, personalitet i fuqishëm në jetën politike e intelektuale greke, si edhe një personalitet i guximshëm për deklaratat e tij po aq të guximshme, Theodhoros Pangallos ka deklaruar në një shkrim në gazetën prestigjioze greke “To Vima” se: “Shqipëria nuk na e ka nevojën”.
Duke iu referuar ngjarjes së vitit 2004, kur pas fitores së Shqipërisë ndaj Greqisë në futboll, pasoi dhuna dhe thirrjet antishqiptare të tipit “Grek lind dhe nuk bëhesh kurrë, o shqiptar, o shqiptar!”, Pangallos bën një krahasim të ekonomive aktuale greke dhe shqiptare. Ish zëvendëskryeministri grek i referohet për këtë, një raporti sekret të shërbimit informativ amerikan, me të dhëna për ekonomitë e dy vendeve.
“Është e natyrshme që një milion shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi të dëshironin të festonin fitoren e ekipit të tyre të futbollit në pjesë të ndryshme të Athinës dhe në qytete të tjera, ku u rrahën dhe më pas u arrestuan nga policia. Përse po e kujtoj këtë fakt? Sepse na ra në dorë një raport sekret nga CIA amerikane, me titull “Krahasimi i ekonomive”, shprehet Pangalos.
“Papunësia në Greqi arrin 24% dhe vendi është i 172-ti në botë, ndërkohë që Shqipëria shënon vetëm 13% të papunë dhe është në vendin e 133. Investimet në kapital fiks në Greqi janë 10% të PBB, ndërsa në Shqipëri arrijnë 25% të PBB. Shqipëria ka një defiçit buxhetor vjetor -3.3%, ndërsa Greqia lufton që të qëndrojë në -9.5% dhe këtë vit lëviz në deri -15%. Borxhi i Shqipërisë është 60% i PBB ndërsa ai i Greqisë 161% i PBB. Shqipëria është në vendin e 47 në botë për borxhin, ndërsa Greqia në vendin e 3-të”, vëren politikani i lartë grek, referuar raportit në fjalë.
Pangallos e mbyll analizën e tij duke thënë: “Shqipëria po i plotëson të gjitha kushtet formale për të hyrë në euro. Ajo ushtron një politikë sistematike e të pavarur për t’u afruar me BE dhe nëse e doni ta them me fjalë të tjera “As që na e ka nevojën fare”".
"Eshtë e vështirë tani të këndoni të njëjtën këngë shoviniste me mospërfillje si në vitin 2006, “Grek lind dhe nuk bëhesh kurrë, o shqiptar, o shqiptar!", përfundon ai.
Sa për kujtesë, Pangallos vazhdimisht ka bërë të tilla deklarata sfiduese për jetën politike e mentalitetin social grek. E famshme është shprehja e tij, e cila u “dogji” të gjithëve përpara tre viteve, kur Greqia pranoi ekzistencën e krizës ekonomike dhe faktikisht falimentimin e shtetit dhe të ekonomisë, si edhe pranimin e memorandumeve të imponuara nga Trojka europiane.
Shprehja e tij lapidar ishte: “Kush e ka fajin për këtë gjendje tragjike të ekonomisë? Të gjithë, politikanët dhe populli. Bashkë I hëngrëm të gjitha!”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15