Grekët kryqëzojnë Shqiponjën
në 100 vjetorin e Vorio-Epirit

TIRANE- Organizata anti shqiptare që veprojnë në Greqi të përkrahura dhe nga deputetë të parlamentit Grek, mes tyre dhe himarioti Pirro Dhima, kanë festuar 100 vjetorin e deklaratës së autonomisë së “Epirit të Veriut”. Në festimet, që kanë nisur me një lutje në kishën e Shën Dionisit, është vërejtur kryeqëzimi i shqiponjës, simbolit të shqiptarëve në kryqin e vendosur në flamurin helen. Flamuri me shqiponjën e zezë të kryqëzuar, është treguar para kamerave dhe aparateve fotografike, ndërkohë që para këtij flamuri kanë parakaluar deputetë të partive politike, si: “PASOK”, “Demokracia e Re”, “Agimi i Artë”, “Laos”, organizata “Omonia”, “KEVA” e të tjera.

Mes deputetëve që kanë vendosur lule në varrin e Ushtarit të Panjohur ka qënë dhe Pirro Dhima, me orgjinë nga Himara. Organizatorët e festimeve të këtij 100 vjetori ishin Shoqata e Epirit të Veriut kryesuar nga Babi Karathanos, Organizata e Rinisë së Epirit të Veriut kryesuar nga Eleni Dimou dhe Këshilli Botëror i Epirotëve kryesuar nga Krisostomo Dhimo. Në çdo 17 Shkurt, grekët manifestojnë duke pretenduar autonominë e Epirit të Veriut, që sipas tyre nënkupton pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë. Ndërkohë paralelisht me Grekët në Athinë në fshatin Hormovë të Tepelenës, disa të rinj kanë përkujtuar masakrësn e Hormovës, të ndodhur në 1914, periudhë kjo kur ushtritë greke hynë në territorin shqiptar.

“Si njerkë”
Gjatë festimeve të 17 Shkurtit, shumë nga të pranishmit kanë vizituar Muzeun e Luftës Çlirimtare, që për grekët është epike. Gjatë një fjalimi, presidenti i një organizate antishqiptare, Philis Kementzetzidis, ka deklaruar se "lufta epike e popullit grek që i dha autonominë “Vorio Epirit”, është parë me syrin e njerkës nga Fuqitë e Mëdha të kohës", të cilat, sipas tij "nuk e kanë vlerësuar siç duhet". Gjithmonë sipas tij, lufta për “Vorio-Epirin” nuk kishte mbështetjen e disa shteteve, që në atë periudhë ishin superfuqi dhe se në disa raste ata e kanë parë si njerkë.

Më tej, Kementzetzidis shton se kjo luftë bëri bashkë dijetarët e zonës së Himarës dhe jo vetëm, të cilët në 17 shkurt 1914 gjatë punës së tyre, sollën si rezultat protokollin e famshëm të Korfuzit, i cili sipas tij mbetet sot "pohimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave". Sipas tij, "në Greqi ky protokoll është panteoni i helenizimit, së bashku me faqet e tjera të arta të Greqisë".

QENDRA NE GJIROKASTER
Historia ka treguar se në çdo 17 Shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914, kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga Konferenca e Ambasadorëve në vitin 1921.

Ky vendim i dha fund kësaj përpjekjeje greke, për të aneksuar jugun e Shqipërisë, ndërkohë tashmë qeveria e Jorgo Zografit, përkujtohet me shumë nostalgji nga qarqe të caktuara antishqiptare. Prej vitesh me rradhë prapa kësaj nostalgjie fshihet organizata KEVA, e cila financon dhe disa organizata të tjera që veprojnë në zonat e minoritetit grek në Shqipëri.

FESTIMET NE GREQI, NE HORMOVE VIHEN PERPARA SI TUFE DELESH
Teksa grekët festonin në Athinë 100 vjetorin e pavarësisë së “Vorio Epirit”, duket se kundërpërgjigjia shqiptare ka ardhur nga Hormova e Tepelenës. Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” dhe banorë të Hormovës kanë protestuar ndaj zhvillimeve të fundit antishqiptare dhe nisur nga kjo situatë kanë vendosur të ironizojnë me një tufë delesh, të cilave u ishin vendosur flamurë grekë dhe të Vorio-Epirit, duke i përzënë me shkop. Pas kësaj, të rinjtë e zonës i janë drejtuar vendit të një prej masakrës më të mëdha të historisë në jug të vendit, kodrës ku më 1914 u ekzekutuan 217 burra nga fshati Hormovë i Tepelenës.

Memoriali që përkujton këtë ngjarje ka qenë i braktisur prej vitesh dhe pothuajse i mbuluar nga ferrat. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë me një pllakatë të re, ku përcaktohej qartë autori i masakrës, që sipas tyre është Greqia. Albi Koçi, në emër të Forumit të Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës lexoi një deklaratë që i drejtohej qarqeve, që po përgatiten të përkujtojnë autonominë e Vorio- Epirit. Aktivitete të ngjashme do të organizohen në shumë zona në jug, ku përgjatë pranverës do të përkujtohen masakrat mbi popullsinë shqiptare.
 
DHIMOJANI SHPALLET HEROI I GREKEVE
Filip Dhimojnani, njeriu që tashmë është proceduar penalisht nga prokuroria e Vlorës për shpërndarjen e mbi 100 fletushkave me mbishkrime antishqiptare, është cilësuar si hero. Në faqen e internetit "aftonomi.gr", është publikuar një njoftim për shtyp, ku tregohet se personi që ka bërë shpërndarjen e fletueshkave është patrioti i Greqisë dhe në këto momente mund të cilësohet si hero.

Sipas njoftimit në gjuhën greke,“autoritetet shqiptare, besnike për taktika të frikshme dhe terrori, kërkojnë të përdorin metoda që shkelin çdo nocion të demokracisë, lirinë e shprehjes dhe të mendimit, për të shtypur çdo opinion në kundërshtim me ideologjitë dhe fantazitë e tyre kombëtare. Ne dënojmë qeverinë shqiptare për qëndrim krejtësisht të papranueshëm dhe anti-grek të mos respektimit të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut në krahinën tonë dhe mosrespektim të traktateve dhe konventave ndërkombëtare të nënshkruara, si në këtë rast dhe Protokollit të Korfuzit, i cili është festuar 100 vjet”-thuhet në njoftim.

ARRESTIMI, PAS NDARJES SE FLETUSHKAVE
Policia e Vlorës ka arrestuar dhe më pas ka liruar shtetasin Filip Dhimojani. Ndaj tij është ngritur akuza e “Shpërdarjes së thirrjeve dhe shkrimeve antikushtetuese, ndërkohë për të njëjtën akuzë është procedurar dhe një person tjetër. Në fletushkat e shpërndara në rrugë shkruhej: ”Përpara 100 vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët”. Lidhur me këtë çështje, tashmë prokuroria dhe SHISH po investigojnë në mënyrë paralele. 

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse