Droga nga Shqipëria për në shtetin grek trafikohet përmes makinave të vogla, autobusëve, detit, por edhe kufirit të gjelbër.
Nga Greqia lënda narkotike më pas shpërndahet në vende të ndryshe të Europës, theksojnë mediat fqinje. Organizatat kriminale të përbëra nga grekë dhe shqiptarë janë fuqizuar vitet e fundit.
Por jo vetëm për kanabisin, por edhe për drograt e forta, kokainën dhe heroinën, shqiptarët dhe grekët kanë dominancë.
Greqia është një vend tranzit për trafikimin e kësaj droge, ndërsa në Shqipëri magazinohet dhe më pas transferohet nga grupet kriminale shqiptare në drejtime të ndryshme.
Grupet kriminale shqiptare kanë qenë përgjegjës për organizimin e furnizimit, transportit dhe madje edhe shitjes në vendet e Evropës Perëndimore.
Shqiptarët janë shumë të përfshirë në trafikimin e heroinës në vendet e BE përmes rajonit të Ballkanit, duke punuar me grupet kriminale turke dhe pakistaneze.
dy.b/shqiptarja.com





