Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore

Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore

Richard Grenell

I dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell gjatë një diskutimi online me anëtarët e Qendrës për Marrëdhënie dhe Politika Ndërkombëtare ka folur për raportet Prishtinë – Beograd teksa ka thënë se njerëzit nuk duhet të zvarriten në të kaluarën. Në fjalën e tij Grenell tha se prej kohës kur ka qenë shumë i afërt me Presidentin Trump dhe me Sekretarin e Shtetit, të dyja palët e bisedimeve i janë afruar atij dhe kanë shprehur dëshirë për vëmendje të nivelit të lartë gjatë negociatave.

Ai ka shtuar se palët kanë diskutuar për rritjen në të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik, pasi për momentin është e pamundur arritja e një marrëveshje politike, e cila do të çonte në një njohje reciproke.

“Ne nuk ishim në atë pikë që të krijonim një zgjidhje politike”, citohet të ketë thënë Grenelli, duke shtuar se ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës dhe që, siç u shpreh ai, njerëzit të mos zvarriten në të kaluarën.

Grenell ka theksuar se marrëveshjet për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor janë bazë e mirë për arritjen e marrëveshjeve më të mëdha, si Marrëveshja për Normalizim Ekonomik, e cila, sipas tij, kërkon që Shtetet e Bashkuara të gërmojnë thellë në fondacione.

Pavarësisht diskutimit të gjerë në vend ai ka theksuar se mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është biseduar për shkëmbimin e territoreve .

Grenelli ka thënë se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan