'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull

'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull

Mette Frederiksen

“Grenlanda i përket grenlandezëve”, deklaroi sot kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërsa Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, mbërriti sot në ishullin që është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.

“Ashtu siç tha edhe kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, Grenlanda nuk është për shitje,” u shpreh Frederiksen gjatë një interviste për rrjetin televiziv TV2, duke theksuar gjithashtu se “SHBA-ja është aleati ynë më i ngushtë.”

Në dhjetor, Trump deklaroi se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Grenlandën.

Gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte thënë se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë deklaruan se ky rajon autonom, i cili është pjesë e mbretërisë së tyre, nuk është në shitje.

Në përgjigje të deklaratës së Trump-it, kryeministri i Grenlandës tha se vendi i tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje.

Së fundmi, presidenti republikan, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për përvetësimin e Groenlandës. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2025 04:29

    Te ishte Rama,apo Berisha do ja kishin dhene falas !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit