Greqi, 143 kg kanabis nga Shqipëria
gjenden në motoskafin e braktisu

Greqi, 143 kg kanabis nga Shqipëria<br />gjenden në motoskafin e braktisu
PREVEZË - Një sasi prej 143 kilogramë kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria është sekuestruar në plazhin e Pargas në Prevezë.

Policia greke ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se, mbrëmjen e të premtes ishte njoftuar për një motoskaf të braktisur dhe ka në plazh dhe ka shkuar për ta kontrolluar.

Gjatë kontrolleve për të gjetur ndonjë shenjë identifikuese të pronarëve të mjetit lundrues prej 15 metrash, policia greke ka gjetur edhe 4 çanta të mbushura me kanabis sativa.

Çantat me drogë janë gjetur të fshehur në disa shkëmbinjë në bregun e Pargas.

Në çanta janë gjetur 116 pako që pas peshimit ka rezultuar se ishin 143 kilogramë kanabis sativa, që sipas policisë greke është marrë në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit