ATHINE - Policia greke ka sekuestruar 236 kg marijuanë në kufirin me Shqipërinë, bënë të ditur sot mediat greke, ndërsa ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. Ky i fundit është shtetas shqiptar ndërsa tre të tjerët janë shtetas helenë, bënë të ditur të njëjtat burime.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia greke në Igumenicë, ndërkohë që përveç saj, personave të arrestuar iu gjetën edhe 3195 Euro dhe tre telefona celularë. Marijuana e ndaluar ishte e ndarë në 161 pako.

Mediat greke saktësojnë se ajo vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun grek.

(Foto: Arkiv)
(im/shqiptarja.com)