Greqi/ 400 fëmijë të kampit të djegur të Morias drejt vendeve të Bashkimit Europian

400 fëmijë emigrantë të pashoqëruar të cilët gjendeshin në kampin e Morias do të transferohen në 11 shtete të BE, përfshirë Gjermaninë, Francë, Holandën e Finlandë. Ndërkohë që fati i mijëra të tjerëve është akoma i pacaktuar, të cilët  prej mëngjesit të së mërkurës gjenden në qiell të hapur. 

Zjarret që shkatërruan kampin më të madh të refugjatëve në Evropë, Moria  në Lesbos edhe një herë vuri në qendër të vëmendjes trajtimin e azilkërkuesve nga BE. Mbipopullimi dhe kushtet e këqija të jetesës e kishin kthyer prej kohësh  Morian në një bombë me sahat - nën vëzhgimin e BE-së. Tani zjarret kanë lënë 13 000 emigrantë të pastrehë, shumica e të cilëve kanë kaluar orët e fundit në qiell të hapur, shumë prej tyre duke fjetur në afërsi të varrezave. 

Në këtë situatë që paralajmëron një katastrofë humanitare Gjermania së bashku me 10 vende evropiane kanë rënë dakord të marrin 400 të mitur të pashoqëruar të cilët u larguan nga kampi i migrantëve të Greqisë. 

Gjermania do të marrë 150 të fëmijë të pastrehuar ndërsa Franca 100, Hollanda  50 dhe Finlanda do të marrë 11. Vendet e tjera që pritet të marrin fëmijë janë  Zvicra, Belgjia, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu dhe Portugalia. 

Në një intervistë për Deutsche Welle, komisionerja për Cështjet e Brendshme të BE, Ylva Johansson, u shpreh se pavarësisht cdo gjëje Bashkimi Europian vazhdon të jetë i përkushtuar për përmirësimin e situatës. 

“Komisioni Evropian do të paguajë për tragetet që do të mbërrijnë sot në të cilat mund të jetojnë disa njerëz. Ne gjithashtu po dërgojmë shumë pajisje që gjithashtu do të mbërrijnë atje. Por, sipas mendimit tim, kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Unë mendoj se njerëzit duhet të evakuohen nga ishulli.” 

Greqia po dërgon tre anije në Lesbos për të siguruar strehim për rreth 2,000 emigrantë të tjerë, mijëra të tjerë mbeten ende rrugëve.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar