Greqi, 62 mijë emigrantë në janar
tjetër tragjedi në Egje, 9 të vdeku

Greqi, 62 mijë emigrantë në janar<br />tjetër tragjedi në Egje, 9 të vdeku
62 mijë emigrantë kanë mbërritur në Greqi vetëm gjatë muajit janar të këtij viti. Shifra është dhënë nga  Organizata Botërore e Emigrimit.

“Ky numër është shumë herë më i madh në krahasim me atë të një viti më parë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj organizate, Joel Millman.

Ai ka shtuar se më shumë se 350 emigrantë kanë vdekur gjatë këtij muaji në brigjet greke, turke dhe italiane, në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë. Emigrantët në Greqi arrijnë kryesisht nga Turqia, ndonëse kjo e fundit është zotuar se do ta frenojë numrin e refugjatëve drejt BE-së. 

Ndërkohë një tjetër varkë me emigrantë është mbytur në ujërat e detit Egje pranë brigjeve turke. 9 persona kane gjetur vdekjen, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Destinacioni i tyre ishte ishulli grek Samos.

Pas ndërhyrjes së rojave bregdetare, dy persona arritën të shpëtojnë, ndërsa 11 të tjerë mbërritën me not në breg. Tragjedi të tilla jane thuajse te përjavshme në ujërat e Egjeut.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve