GREQI - Greqia po planifikon të pushojë nga puna 15.000 punonjës të sektorit publik deri në fund të vitit 2014 si pjesë e një programi të reformës të miratuar nga Trojka, një çështje shumë e diskutueshme në vendin mesdhetar.

Dje shteti Helen mori dritën jeshile për disbursimin e këstit të kredisë për Greqinë me vlerë 2,8 miliardë euro nga treshja e kreditorëve ndërkombëtare në këmbim të kushteve shumë të ashpra, që Athina zotohet të plotësojë.

Kryeminsitri Antonis Samaras tha se në serinë e largimeve do të përfshihen nëpunësit civilë që nuk mund të punojnë dot për arsye shëndetësore, ata që nuk kanë stimuj për daljen në pension vullnetarisht apo ata që kanë një të shkuar penale.

“Nuk është një sakrificë njerëzore apo një shkelje e ligjit siç mendojnë shumë veta por bëhet fjalë për të përmirësuar sektorin publik, që këto vende të zëvëndësohen nga të rijntë, - tha Samaras drejtur popullit në një fjalim televiziv.

Kryeministri theksoi se qëllimi ynë mbetet qëndrimi në euro dhe do të ndërtojmë Greqinë që meritojmë.
Sondazhet e fundit tregojnë shumica e grekëve dëshirojnë një reformë në sektorin publik duke kritikuar nëpunësit civilë si dembel, joefikase, që kanë fituar pozitën e tyre nëpërmjet nepotizmit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)