GREQI - Një aksident mes 35 makinash ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në kilometrin e 61-të në aksin rrugor Athinë-Lamia.

Nga aksidenti një grua e re ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur, 2 prej të cilëve u dërguan në gjendje të rëndë në spital. Menjëherë pas aksidentit sipas mediave në vendngjarje kanë mbërritur 12 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca, të cilat kanë evakuuar nga 4 makina të plagosurit.

Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një autobus me studentë, të cilën nuk janë të lënduar. Për shkak të aksidentit policia ka marrë masa për devijimin e mjeteve në nyjën e Schimatariou.
 
Policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)