Greqi, Alket Rizai-Gjykatëses: Si
shumë me të përpjetë e ke marrë

Greqi, Alket Rizai-Gjykatëses: Si<br />shumë me të përpjetë e ke marrë
ATHINE - Alket Rizai, krimineli shqiptar i famshëm ne burgjet e Greqisë, për shkak të arratisjeve dhe tentativave për arratisje të para disa muajve, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të Athinës, ku do të gjykohet për arratisjen e tij me helikopter  nga burg i Koridalosë.

Qysh në fillim Rizai ka qenë tepër agresiv dhe i nervozuar me trupin gjykues. Rizai ka kërkuar përjeshtimin eprokurorit të çështjes. Kërkesa e tij do të shqyrtohet në 27 korrik 2013.

Më parë në shenjestrën e Alket Rizaik ka qenë edhe kryetarja e trupit gjykues, të cilës i ështe drejtuar me fjalët: "Si shumë me të përpjetë e ke marrë. Ti do më thuash se cilin avokat do marr? Nuk gjykohem për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!"
 
Disa javë më parë avokati i Alket Rizait, Sakis Kehajaoglu ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e shqiptarit dhe e mikeshës së tij greke, Aspasia Mitropia (Shula). Që nga ai moment gjykata ka caktuar katër avokatë për mbrojtjen e Rizait, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ta mbrojë e ta përfaqësojë në gjykatë Rizain dhe Shulën.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa