Një anije turistike është përplasur me një motoskaf ditën e sotme, pranë ishullit grek Aegina ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë, ku 2 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme, mes viktimave ndodhet një fëmijë 2 vjeç dhe babai i tij.

Skafi ishte nisur nga Pediatria dhe kishte në bordin e saj rreh 25 turistë.

Rojet bregdetare kanë ndërhyrë menjëherë për të shpetuar turistët ku kanë mundur të shpëtojnë 22 prej tyre. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com