Greqi, arkeologët zbulojnë
hyrjen me mozaik në varrin antik  

GREQI - Arkeologët në Greqinë Veriore, provincë e Maqedonisë, kanë hapur hyrjen e varrit masiv antik Maqedonas duke zbuluar muret me detaje të veçanta arkitekturore.

Pas gërmimeve dhe heqjes së murit që bllokonte hyrjen për në varr, është zbuluar kati i mbuluar i gjithë nga mozaikë, i formuar me forma katrore dhe drejtkëndore, e rrethuar nga rombe në ngjyrë të kuqe dhe të zezë.

Dyshemeja me mozaik është zbuluar në hyrje të varrit antik në Amphipolis, pranë Selanikut, qytetit të dytë më të madh në Greqi. Lajmi është bërë me dije nga Ministria Greke e Kulturës dhe sipas tyre punimet do të vazhdojnë për të pastruar më tej pjesën e brendshme të varrit për të lehtësuar hyrjen dhe studimin më të thellë të tij. Zbulimi i këtij varri është bërë zyrtar prej rreth dy javësh, me një hyrje të gjatë 497 metra që daton në epokën helenike të Aleksandërit të Madh, në vitet 300-325 para lindjes së Krishtit.

Gërmimet që zbuluan muret rreth 6 metra të larta, të dekoruara me trëndafila mermeri të stampuara, do të vazhdojnë sërish gjatë ditëve në vijim. Detajet që mund të zbulohen më tej do të përcaktojnë se kujt i përket, ndonëse deri më tani dyshohet se i përket Aleksandërit të Madh. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet