Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy persona, njëri prej tyre shqiptar ndërsa tjetri sirian. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme. Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.
Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.
Policia greke është vënë në ndjekje të dy personave të arratisur. Nga ana e autoriteteve greke, të dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.
Mësohet se shqiptari i arratisur, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos. Ai dyshohet si pjesë e të qujaturës 'Mafia e Burgjeve" e drejtuar nga Klodian Lekocaj i njohur si "Bosi i Mafias së burgut të Kordillos".