GREQI- Forcat greke të policisë arrestuan sot 18-vjeçarin shqiptar që u arratis dje nga ambientet e paraburgimit Larisë. Mediat e shtetit fqinj njoftuan se arrestimi i shqiptarit u mundësua brenda një kohe të shkurtër, pas kërkimeve intensive.

Ndërkaq, mbeten të pezulluar dy oficerët që po shoqëronin të paraburgosurin 18-vjeçar shqiptar për në gjykatën e të miturve në Volos, ku ai kaloi dje për të dëgjuar rastin e tij. Dy policë ishin përgjegjës për ruajtjen e shqiptarit që u shpëtoi hekurave dje në mëngjes.

Ai ishte ndaluar në nëntori për grabitje në bashkëpunim dhe posedim të drogës dhe ishte duke vuajtur një dënim prej 5 vitesh.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)