Greqi/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Selanik! Shpërndante lëndë narkotike! I gjendet kanabis, para dhe jelek anti-plumb! Në pranga dhe 2 grekë
Droga, paratë dhe sendet e sekuestruara në banesat 34-vjeçarit shqiptar
Sasi kanabisi të papërpunuar dhe kokainë që do të shpërndaheshin në pallate në Selanik janë sekuestruar nga policia në kuadër të aksionit për kapjen e një trafikanti droge.
Gjithsej 3 persona kanë rënë në pranga mes tyre, një 34-vjeçar shqiptar që trafikonte drogën dhe dy grekë të moshës 26 dhe 44 vjeç, që ishin klientë të tij.
Mediat greke shkruajnë se teksa tentoi të shmangte arrestimin, 44-vjeçari tentoi të përplaste një automjet policie dhe u largua me vrap, por u ndalua dhe u arrestua.
Bëhet me dije se 34-vjeçarit shqiptar trafikant iu gjetën mbi 1.7 kilogramë kanabis, si dhe sasi kokaine.
Gjatë kontrollit të banesës, shqiptari të arrestuar, por edhe në kontrollin e ushtruar në një banesë të cilën e përdorte për tu fshehur në zonën, u gjetën në total dhe u sekuestruan: 1 kilogram e 740 gram kanabis të papërpunuar, 3 pako kokainë me peshë totale 33.5 gram, një pistoletë, një shishe plastike që përmban 1500 fishekë metalikë, 8 ampula gazi, Jelek antiplumb, shufra metalike e palosshme, 4 peshore elektronike dhe një mekanike, pajisja e izolimit termik dhe artikujt e paketimit, Më shumë se 9000 euro në lidhje me trafikun e drogës, Çanta dhe3 celularë që i përdorte për takimet e tij.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 979
Lajme të tjera
-
U kapën me kokainë e heroinë, në burg 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit të drogës merr përsipër përgjegjësinë: Trafikun e drejtoja unë, të tjerët s’kanë lidhje
6 Shkurt, 11:41
-
Heroi shqiptar në Greqi, futet mes flakëve në banesën e familjes rome e shpëton foshnjën! 22 vjeçari Dionis Avdiaj: Nuk e mendova 2 herë
5 Shkurt, 13:34
-
Sot ‘koka’ e grupit të drogës në Tiranë, kush është Brikena Frakulli? E arrestuar në 2015-n, kishte pjesë të bandës të dashurin e kushërirën! ‘Rekrutonin’ në Facebook
5 Shkurt, 11:01
-
VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet, anija turke tentoi t’i përplasë, roja bregdetare helene qëllon me armë
2 Shkurt, 10:46
-
Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime
1 Shkurt, 21:11
-
I biri humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në detin Jon, rrëqeth i ati: Instiktivisht e ndjeva se ishte djali im
1 Shkurt, 09:32
-
Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke
1 Shkurt, 08:18
-
Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur
30 Janar, 16:43
-
Tragjedi në Greqi, futbollisti 46-vjeçar pësoi infarkt në fushë! Lojtari ndërron jetë në spital
30 Janar, 07:56
-
Fundosja e grupit kriminal të trafikut Shqipëri-Itali! ‘Noizy’ la Italinë në 2017, i la vendin Gernard Beut! Përgjimi i Ilir Duros: Pastroni gjithçka
29 Janar, 16:42
-
Vrau 'amerikanin' në Greqi, dëshmia e 38 vjeçarit shqiptar: Më shiti kokainë të prishur
29 Janar, 08:32
-
Vrasja e shqiptarit në 2020 në Belgjikë që çmontoi trafikun e drogës! Kreu i bandës, pronar picerie! Pas ekzekutimit të tij u zbulua aktiviteti kriminal
29 Janar, 08:04