GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Neo Manoladas, pasi lidhi një grua 73-vjeçare dhe përdhunoi vajzën e saj.
Sipas mediave greke, ai hyri në shtëpinë e tyre për të grabitur para.
Më pas ai lidhi gruan e moshuar dhe përdhunoi vajzën e saj 53-vjeçare duke i kërkuar që t’i jepnin paratë që kishin në shtëpi.
Ai mori 500 euro, por për të ishin shumë pak dhe i kërcënoi të shkonin të merrnin edhe tek shtëpia e fqinjëve.
Mori 53-vjeçaren duke e drejtuar për tek shtëpia e fqinjëve në mënyrë që ajo të kërkonte borxh tek ata dhe paratë t’ja jepte atij.
Ai u zhduk dhe gratë njoftuan policinë.
“Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, i ka thënë ai gruas.
Shqiptari u kap ndërsa tentori të hipte në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas.
Sipas policisë dyshohet se 35-vjeçari shqiptar është i përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.
Vareni tek sheshi i qytetit kriminelin e qelbur.Asnje meshire per jeta mostra qe nuk njohin njerzillek por vetem kafsheri
PërgjigjuTa derrmojne bajgen fshatarin se na felliqi plera!
Përgjigju