JANINE- Një 30-vjeçar shqiptar, është arrestuar sot nga policia greke, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së dyfishtë dhe grabitjeve në fshatin Ktismata të Janinës. 30-vjeçari është arrestuar në rrugën nacionale Janinë-Athinë teksa ishte duke ecur. Thuhet nga burime të policisë, se atij i është gjetur në posedim një granatë ofensive, ndërsa vërtetohet fakti që ai është i arratisur përpara rreth tre muajsh nga burgu i Nafplios, ku vuante një dënim disavjeçar për vjedhje e grabitje.
Fillimisht është menduar se ishte njëri nga të arratisurit nga burgu i Trikallës, por më pas kjo gjë u hodh poshtë.
Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se ai ka pohuar krimet e kryera të shtunën në mbrëmje në fshatin kufitar të Janinës.
NGJARJA
Ngjarja për të cilën dyshohet se është autor shqiptari i arrestuar, ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Ktismata, në Janinë, në kufi me Shqipërinë, ku një çift të moshuarish 72 dhe 73 vjeç janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre.
Shkak i vdekjes kanë qenë plagët e rënda si pasojë e rrahjes barbare me mjete të forta. Autori i grabitjes vdekjeprurëse u ka marrë pleqve më pas edhe makinën e tyre, një tip kamioni të vogël. Makina është gjetur më pas e braktisur dhe e përplasur.
Por mesa duket ngjarja, e cila i ngjan një filmi me skenar të keq policesk, nuk u mbyll këtu. Policia thotë se natën e kaluar rreth orës 22:00, një njeri i armatosur ka hyrë në kafenenë e fshatit, duke kërcënuar 30 banorët që ndodheshin aty për t'i grabitur.
Personi, që sipas dëshmive të banorëve ishte shqiptar, hyri në kafene, duke mbajtur në duar dy granata. Ai u largua pasi rrëmbeu dy telefona celularë, një kuletë dhe një shumë të vogël parash. Pronari i kafenesë dhe tre burra e ndoqën, por ai ka hedhur kundër tyre një granatë, e cila nuk shpërtheu, për t'u larguar më pas në errësirë. Pas kësaj hyri në shtëpinë e një 63-vjeçareje dhe duke e kërcënuar i mori para.
Fillimisht policia dyshoi se vrasësi ishte një nga të arratisurit nga burgu i Trikalas, për shkak të llojit të njëjtë të granatave të përdorura, por kjo pistë hetimi më pas është përjashtuar.
Policia e Janinës thotë se shtetasi shqiptar në momentin e arrestimit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com