ATHINË, 14 gusht /ATSH-ANSA/ - Një anije pritet të mbërrijë në Kos nga porti i Pireut dhe të shërbejë si një qendër e regjistrimit për disa mijëra emigrantëve që vijnë në ishullin grek.
Siç dhe autoritetet lokale kanë deklaruar, kjo është një përpjekje për të parandaluar një përsëritje të skenave kaotike kur policia u përlesh me refugjatët.
Ndërkohë, në Athinë ka përfunduar sot herët në mëngjes, mbledhja e madhe qeveritare te Ministria e Brendshme lidhur me çështjet që prekin ishujt greke dhe mënyrën se si ky problem do të menaxhohet.
Mbledhja u mbajt nga komisioneri Evropian për Emigracionin dhe Punët e Brendshme, Dhimitris Avramopulos, zëvendësministrja e ngarkuar për Politikat e Emigracionit, Tasia Hristodhulopulu, ministri i Brendshëm Nikos Vucis, ministri i Shtetit për Kordinimin e Operacioneve Qeveritare, Alekos Flamburaris, zëvendësministri i Transporteve, Theodoris Dricas dhe zëvendësministri i ngarkuar për Mbrojtjen e Qytetarit, Janis Panusis.
Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me emigracionin që janë urgjente.
Ministria greke e Shëndetësisë ka lajmëruar se do t'u vërë në dispozicion një ndërtesë në Leros, që më parë përdorej për personat me aftësi të kufizuar, si strehë e përkohshme për refugjatët në ishull./  /r.b/  a.jor.