ATHINË /ATSH/ - Ministria greke e Financave njoftoi sot se kishte zgjedhur shoqërinë bankare "Lazard" për ta këshilluar mbi borxhin grek.
"Ministri grek, Janis Varufaqis, njoftoi se e ngarkon shoqërinë bankare të këshillimit financiar 'Lazard' që të këshillojë Ministrinë e Financave mbi borxhin publik dhe menaxhimin e politikave fiskale", njoftohet në një komunikatë për median.
Me sa duket kjo zgjedhje nuk është e rastit.
Banka franko-amerikane ka këshilluar Greqinë edhe në vitet 2010-12 dhe aktualisht është këshilltare për fondin e ristrukturimit bankar në Greqi./







